“E takove Kurtin, ç’porosi të dha?”- Vajza e Sanduloviç: Si më ndaluan agjentët serb
Klara Sanduloviç, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, i cili u rrah barbarisht nga agjentët e BIA pasi kërkoi falje për krimet kundër shqiptarëve, kreu homazhe disa ditë më parë në Prekaz.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ajo zbuloi ndalimin në pikën kufitare të Merdarës, pas kthimit nga Kosova.
Sipas saj agjentët e shërbimit sekret serb e morën në pyetje për tre orë dhe i kërkuan të tregonte kë kishte takuar në Prishtinë.
“Ata mendojnë se veprimi im është një veprim kundër qeverisë serbe, se unë po komplotoj kundër qeverisë serbe. Ata më pyetën me kë fola, nëse fola me kryeministrin Kurti, çfarë mesazhesh kishte ai për babain tim, pyetje të ndryshme për aktivitetin tonë politik. Më pyetën kush e mbështet babain dhe me kë jemi në kontakt, nëse njoha njerëz gjatë qëndrimit tim në Prishtinë. Unë nuk mund t’ju përgjigjesha këtyre pyetjeve pasi nuk takova askënd në Prishtinë, thjesht vendosa lule në varrin e Jasharajve dhe ata u acaruan me këtë përgjigje. Më pyetën ku punoj, cilat janë pasionet e mia dhe çfarë bëj në kohë të lirë. Më pyetën pse kam një pasaportë kroate dhe cili është emri i mamasë time”, tha ajo.
Klara Sanduloviç shtoi se ajo tashmë ndihet e kërcënuar pasi agjentët e shërbimit sekret serb kanë marrë të gjitha të dhënat e jetës së saj se ku jeton dhe ku punon.
Ajo nënvizoi se ka frikë se e njëjta gjë i që ndodhi të atit pas homazheve në Prekaz mund t’i ndodhë dhe asaj.
“Për tre orë më akuzuan se po komplotoja kundër vendit tim. Ndihem e kërcënuar sidomos pas kësaj bisede 3-orëshe ku ata u përpoqën të mësonin çdo detaj të jetës sime, ku punoj, ku jetoj, ku shkoj dhe këto më duken kërcënime. Pas asaj që i ndodhi babait tim ata mund të përpiqen të bëjën të njëjtën gjë dhe me mua”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps