Prokuroria në Beograd: Nuk ka dëshmi për keqtrajtimin e Sanduloviçit
Zyra e Prokurorisë Themelore në Beograd tha se me dëshmitë e mbledhura deri më tani nuk ka tregues se ka prova bindëse dhe të qarta se opozitari serb, Nikolla Sanduloviç, është keqtrajtuar.
Zyra e Prokurorit tha se për shkak të informacioneve të publikuara në media të caktuara lidhur me keqtrajtimin e supozuar të Sanduloviçit më 3 janar nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), ky institucion nisi mbledhjen e provave.
“Veç tjerash, nga informacionet e Akademisë Mjekësore Ushtarake – të Klinikës së Neurologjisë, që janë të 4 janarit, shihet qartë se [mjekët] nuk kanë konstatuar lëndime fizike”, u tha në njoftim.
Një ditë më herët, BIA hodhi poshtë pretendimet se udhëheqësi i subjektit opozitar, Nikolla Sanduloviç, ishte subjekt i torturës, duke thënë se nuk ka pasur përdorim të forcës së paligjshme fizike ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit