BE reagon për Euronews Albania për dhunimin e politikanit serb Nikola Sanduloviç

10 Janar 2024 | 10:45

Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit Europian, ka komentuar rastin e pretenduar të torturimit dhe rrëmbimit të politikanit opozitar serb, Nikola Sandulović, duke thënë se ata janë në kontakt me Beogradin, por kanë nevojë për faktet e plota.

Kur u pyet nëse Komisioni do të ndërmerrte ndonjë veprim kundër Serbisë në lidhje me situatën, Stano nuk përgjigj drejtpërdrejt. Në vend të kësaj, ai i tha Euronews Albania, “kemi parë raporte lidhur me arrestimin pretenduar dhe keqtrajtimin e Sandulović”.

Ai shtoi se Komisioni po ndjek nga afër rastin dhe është në kontakt me “autoritetet dhe palët e përfshira”. Megjithatë, është “e rëndësishme të ketë njohuri të plotë rreth këtij rasti”.

“Ne presim që të respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve. Çdo arrestim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e një shkeljeje dhe çdo akuzë e besueshme për dhunë duhet të ndiqet nga autoritetet përkatëse,” tha Stano.

Sandulović u arrestua në shtëpinë e tij më 3 janar nga agjentë të Agjencisë për Sigurinë dhe Informacionin (BIA), pasi kishte kërkuar falje për krimet e kryera nga Serbia kundër shqiptarëve etnikë gjatë luftës për pavarësi të Kosovës në vitin 1998-99.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, nuk kishte asnjë lajm për Sandulović, deri sa ai u gjet në repartin e kujdesit intensiv në spitalin ushtarak VMA në Beograd më 4 janar.

Ai mbetet në burg dhe aktualisht i është mohuar qasja në kujdesin mjekësor të pavarur. Ekipi i tij ligjor ka paraqitur një rast urgjent te Komiteti i Kombeve të Bashkuara Kundër Torturës, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm, mbrojtjen për të dhe familjen e tij, dhe tërheqjen e të gjitha akuzave kundër tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026