Nderoi Adem Jasharin, e bija tregon dhunën ndaj politikanit serb: E paralizuan
Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, një kritik i deklaruar i Presidentit Aleksandër Vuçiç, është rrahur barbarisht në Serbi, një ditë pasi publikoi një video të homazheve të bëra mbi varrin e Adem Jasharit në Prekez.
Vajza e politikanit, Klara, Sanduloviç, ka dhënë detaje mbi dhunën e ushtruar nga agjentët e shërbimit sekret serb (BIA).
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ajo tha se babai i saj ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spitalin e burgut.
Sipas saj Sanduloviç është i paralizuar pas dhunës së agjentëve të shërbimit sekret serb dhe nëse nuk i jepet ndihma e nevojshme mjekësore ai mund të vdesë.
“Për momentin im ataë ndodhet në gjendje shumë kritike. Këtë mëngjes e transferuan në spitalin e policisë që nuk ka kushtet e duhura për të mjekuar gjendjen e tij. Ai është tërësisht i paralizuar në pjesën e djathtë të trupit. Ka thyerje dhe dëmtime në kokë dhe vetëm nëse lëviz sadopak ai humbet ndjenjat. Nëse nuk del nga spitali i burgut brenda ditës së sotme, nuk jam i bindur nëse do të mbijetojë. Dje e çuan në spitalin e burgut, por është një spital me kushte të tmerrshme. 15 policë erdhën në shtëpinë tonë për të kontrolluar dhe përcollën urdhrin se im atë duhet të shkonte në burg. Ne qëndruam në rrugë 2-orë në rrugë pasi nuk mund ta lëviznim, pasi sa herë lëvizet i bie të fikët.
Mjekët refuzonin që ta merrnbin në spitalin e burgut, pasi nëse do të shkojë aty do të vdesë. Gjatë kësaj pritjeje ai humbi ndjenjat dhe vetëm rreth orës 2:30 u bë e mundur dërgimi. Këtë mëngjes prokurori urdhëroi që ai të shkonte në spitalin e burgut”, tha ajo.
E bija e Sanduloviç theksoi se babai i saj u mor peng në një furgon nga persona civilë, pa mandat, të cilët e dhunuan për 5-orë.
Shkak për këtë sipas të bijës janë bërë nderimet që ai bëri në Prekaz si dhe falja që kërkoi për familjet shqiptare.
“Im atë u rrëmbye nga agjentë të BIA të cilët e futën në një furgon të zi dhe e dhunuan për 5 orë. Shumica e tyre nuk e fshehën fytyrën e tyre. Ata erdhën pa pasur asnjë mandat. Qeveria ka bërë një krim, ata nuk vepruan sipas ligjit, por e rrëmbyen, e kërcënuan dhe e dhunuan. Nëse im atë vdes përgjegjësia është e regjimit që është ktheyr në diktaturë.
Arsyeja pse u arrestua është se i shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave shqiptare dhe vendosi lule në varin e një vajze 14-vjeçare”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë