E bija e Sanduloviç: E masakruan se vendosi lule në varrin e 14-vjeçares shqiptare

5 Janar 2024 | 12:13

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, një kritik i deklaruar i Presidentit Vuçiç, është rrahur barbarisht në Serbi, një ditë pasi publikoi një video të homazheve të bëra mbi varrin e Adem Jasharit në Prekez.

E bija e Sanduloviç, Klara, tregoi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, dinamikën e rrëmbimit të babait të saj.

Ajo tha se i ati u mor peng në një furgon nga agjentët e BIA-s, shërbimit sekret serb, dhe u dhunua barbarisht 5-orë duke u paralizuar. Ajo shtoi se në momentin që poilitikani serb tenton të lëvizë i bie të fikët.

Shkak për këtë sipas të bijës janë bërë nderimet që ai bëri në Prekaz si dhe falja që kërkoi për familjet e viktimave shqiptare.

“Im atë u rrëmbye nga agjentë të BIA të cilët e futën në një furgon të zi dhe e dhunuan për 5 orë. Shumica e tyre nuk e fshehën fytyrën e tyre. Ata erdhën pa pasur asnjë mandat. Qeveria ka bërë një krim, ata nuk vepruan sipas ligjit, por e rrëmbyen, e kërcënuan dhe e dhunuan. Nëse im atë vdes përgjegjësia është e regjimit diktatorial.

Arsyeja pse u arrestua është se i shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave shqiptare dhe vendosi lule në varrin e një vajze 14-vjeçare. Ai do të promovojë paqen mes njerëzve, por kjo qeveri radikale, nuk i shërben kësaj dhe nuk e do këtë paqe. Nëse dikush flet për paqe kjo është mënyra si përfundon në Serbi”, tha ajo.

Klara theksoi se Sanduloviç ndodhet në spitalin e burgut dhe “nëse nuk shkon në një spital tjetër për të marrë trajtim më të specializuar ai do të vdesë”.

“Ne jemi kontaktuar nga bashkëpunëtorët deh aleatët e babait dhe nga disa parti politike të cilët për momentin dua t’i mbaj anonim. Po kërkojmë mënyra si ai të dalë nga burgu dhe të bëhet më mirë, por institucionet po injorojnë çdo kërkesë tonën. Nuk ka drejtësi, nuk ka asgjë. Nga qeveria nuk ka asnjë reagim dhe pse rasti u publikua në të gjitha mediat”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026