“E tradhtoi telefoni”- Si u zbulua ish-i dashuri që vrau studenten shqiptare në Romë

2 Prill 2025 | 13:53

Ilaria Sula, një studente shqiptare në Itali, u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure në një zonë pyjore afër komunës së Polit, rreth 40 kilometra larg Romës. Ajo ishte zhdukur më 25 mars. Trupi i saj u gjet i fshehur në një valixhe, i hedhur në fund të një gremine.

Hetimet e zhvilluara nga autoritetet italiane zbuluan se i dyshuari kryesor për vrasjen është i dashuri i saj, Mark Samson, një 23-vjeçar filipinas, i cili është arrestuar.

Samson dhe e reja shqiptare kishin krijuar një lidhje që kishte zgjatur rreth 1 vit, por që kishte përfunduar.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e Mark Samson në lagjen Africano të Romës, ku dyshohet se Ilaria është goditur disa herë me thikë, ndërsa pas vrasjes ai ka tentuar të fshehë trupin e saj. Ishte përdorimi i telefonit të Ilaria-s nga i dyshuari, çelësi që hetuesit të zbulonin krimin e rëndë.

Ish-i dashuri përdori telefonin e 22-vjeçares për të postuar mesazhe dhe për të krijuar iluzionin te familjarët dhe policia se ajo ishte ende gjallë. Ky veprim e vendosi Samson në qendër të hetimeve, ku tabulatet telefonike dhe gjurmët e vendndodhjes kanë ndihmuar për të zbardhur ngjarjen.

Ilaria ishte një studente në Fakultetin e Shkencave Statistike në Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe jetonte me shoqet e saj në lagjen San Lorenzo. Mungesa e saj u raportua fillimisht nga shoqet dhe më pas nga familja, ku më datë 25 mars pasi u largua nga banesa, telefoni i saj rezultonte i fikur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026