E trishtë| Babai e harron në makinë, ndërron jetë pas disa orësh 1-vjeçarja

8 Qershor 2023 | 14:43

Trupi i pajetë i një vajze një vjeçare u gjet në makinën e prindërve të saj në Via dei Fucilieri Cecchignola në qytetin e Romës. Sipas asaj që mësohet, vogëlushja u harrua në automjet nga babai i saj, i cili duhet ta çonte në kopësht.

Ishte një kalimtar i rastit, ai i cili lajmëroi policinë, por ndërhyrja e efektivëve ishte tepër vonë.

Një vjeçarja kishte ndërruar tashmë jetë dhe nuk mund të bëhej më asnjë përpjekje për ta shpëtuar.

Makina është sekuestruar nga hetuesit, ndërkohë që Prokuroria e Romës ka nisur hetimet ndaj babait për braktisjen e të miturës.

Dyshohet se vajza u harrua në makinë mëngjesin e të mërkurës dhe u nxor e pajetë në orën 14:00 të pasdites.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026