Po loznin në liqen, sulm me thikë ndaj një grupi fëmijësh në Francë
Një burrë i armatosur me një thikë sulmoi një grup të fëmijëve parashkollorë, që po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze më 8 qershor, duke i lënë katër fëmijë dhe një të rritur të lënduar.
I dyshuari u arrestua në vendin e ngjarjes në qytezën Annecy pas sulmit të kryer rreh orës 9:45. Një burim nga Policia franceze i tha agjencisë së lajmeve AFP se i dyshuari u kishte thënë policëve se ai ishte një azilkërkues sirian.
Ministri i Brendshëm, Gerald Demanin, tha se i dyshuari ishte i arrestuar “falë reagimin të shpejtë të forcave të sigurisë”.
Dy prej fëmijëve që besohet se janë trevjeçarë dhe i rrituri janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetë në spital, tha një burim nga institucionet e sigurisë për AFP.
Zyrtarët lokalë kishin raportuar më parë se gjashtë fëmijë dhe një i rritur kishin mbetur të lënduar. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dënoi krimin dhe tha se e gjithë Franca është e shokuar.
“Po mendojmë për ta, si dhe për familjet e tyre dhe për shërbimet e emergjencës”, tha ai në Twitter.
Deputetët e parlamentit mbajtën një minutë heshtje pas lajmit për sulmin e bërë në Annecy.
“Ka fëmijë shumë të rinj në gjendje kritike dhe po ju ftoj për një minutë heshtje për ta, për familjet e tyre”, tha kryetarja e parlamentit, Rael Braun-Pivet.
“Shpresojmë që pasojat e këtij sulmi tejet serioz nuk janë pasoja që do ta dërgojnë vendin në zi”, shtoi ajo. Identiteti i sulmuesit është ende duke e verifikuar nga forcat e sigurisë dhe nuk ëhstë konfirmuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren