Kushi për shkrirjen e ASA: Në 8 vite asnjë student, do e ngremë në nivel tjetër

8 Qershor 2023 | 11:14

Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha në interpelancën e mbajtur këtë të enjte lidhur me shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike se qëllimi i VKM-së së miratuar është që ky institucion të ngrihet në një nivel të ri.

Kushi tha se në këtë formë të gjithë studiuesit dhe akademitë do jenë bashkë për të vijuar me projekte më të mëdha nga sa janë realizuar deri më tani, ndërsa sipas saj akuzat e opozitës se po “zhdukin 100 studiues” ajo tha se janë të pavërteta e të pabaza.

“Nuk bëhet fjalë as për zhdukje dhe as shkrirje, vendimi parashikon bashkim. Do e ngremë në një nivel të ri. Merrni shkresat që i jam drejtuar në dhjetor të 2021 Akademisë së Studimeve Albanologjike që të riorganizohet në përputhje me ligjin. Ne jemi institucion që bëjmë ligje dhe të justifikojmë shkeljen e ligjit?! Një akademi duhet të ketë  një fakultet, sipas ligjit… Nuk e ka! Prej 8 vitesh nuk është regjistruar asnjë student. Është vetë institucioni që aplikon për mbylljen e institucionit, por nuk e kanë bërë. Kanë doktorantë prej vitesh dhe nuk po i  çojnë drejt finalizimit.

Ju po bëni sikur ne po i zhdukim… si po i zhdukim? Se thoni po zhdukin 100 studiues. Përkundrazi këta 100 studiues do ngrihen në një nivel të ri, se pikërisht ky është qëllimi i VKM-së. Qëllimi është që të riorganizohet të vijë në përputhje me ligjin dhe përveç kësaj ta ngrejë në një nivel të ri. Akademia e Shkencave është maja, është institucioni majë i shkencës në vend, përfshirë këtu edhe Albanologjinë dhe është nder për ne që ti kemi të gjithë studiuesit dhe akademikët bashkë për të vijuar projektet e mëdha”,-tha Evis Kushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026