INSTAT: Çdo orë 5 shqiptarë ikin nga vendi, shumica nuk kthehen më

8 Qershor 2023 | 08:19

Shqiptarët po ikin gjithmonë e më shumë dhe pjesa më e madhe e tyre synojnë që të integrohen në vende të tjera dhe të mos kthehen më.

Sipas INSTAT 46,460 shqiptarë janë larguar si emigrant gjatë vitit të kaluar. Kjo shifër rezulton të jetë 10.5% më e lartë se ajo e vitit 2021, kur numri i të ikurve ishte rreth 42 mijë. Por, ajo që bie në sy nga statistikat publike në rastin e popullsisë është fakti se emigrimi në vitin 2022 ka prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2014.

Në vitin 2014 bëhej fjalë për 46,525 të larguar, pra rreth 65 emigrantë më shumë se në vitin 2014.

Duke u bazuar në këto të dhëna rezulton se kanë ikur nga Shqipëria për emigrim 1.66% e popullsisë, ose 1 në 60 shqiptarë rezidentë. Duke iu referuar të dhënave për vitin e kaluar çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 127 individë, apo 5.3 shqiptarë çdo 1 orë dhe kjo ndoshta është një shifër e lartë që duhet të merret në konsideratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024