E trishtë| Shqiptari bie nga skela në Itali, ndërron jetë në vend
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të martë në qytetin e Borghetto-s në Itali, ku ka humbur jetën në vendin e punës një shtetas shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është një 61-vjeçar, i cili u rrëzua aksidentalisht nga skela në pallatin ku punonte.
regjistruar paraditen e kësaj të marte (12 dhjetor) në Itali. Një Borghetto, një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela.
Pavarësisht se iu dha ndihma e parë mjekësore nga një ambulancë e Kryqit të Kuq të Loanos, 61-vjeçari nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar”, ishte komenti i menjëhershëm i kryebashkiakut Giancarlo Canepa , i cili mbërriti në vendin e ngjarjes pas aksidentit.
“Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjn detyrën e tyre për zbardhjen e ngjarjes, për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, tha kryebashkiaku.
Dëshmitarja e vetme, një grua që punon në një supermarket pranë godinës deklaroi: “Sapo isha larguar kur dëgjova një zhurmë, ngrita sytë dhe e pashë të rrëzohej”, deklaroi gruaja, dukshëm e prekur nga ajo që kishte ndodhur.
Gruaja iu drejtua klinikës së Infermierisë Mjekësore aty pranë për të kërkuar ndihmë të menjëhershme: “Erdhi një infermiere dhe ndërkohë lajmërova urgjencën. U bë gjithçka që ishte e mundur, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona