E zbulon Spahiu: Basha po përgatit 5 kandidatë të fortë për zgjedhjet lokale
Juristi Kreshnik Spahiu për Euronews Albania ka zbuluar se Lulzim Basha po përgatit 5 kandidatë të fortë për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Edhe pse nuk ka përmendur emra, Spahiu bëri me dije se kandidati për Tiranën është shumë i fortë ndërsa shtoi se emri i tij do të bëhet publik vetëm pak ditë para zgjedhjeve.
Ai tregoi dhe disavantazhet që ka kreu i PD-së Sali Berisha.
“Lulzim Bashën do e bëjë më të fortë politikisht humbja e Sali Berishës. Basha nuk do të ketë nevojë të kërkojë mbështetës pasi mbështetësit do i largohen Berishës pasi ai të humbasë zgjedhjet dhe shpresën te ata që e mbështesin.
Nëse ai do të humbasë zgjedhjet më 14 maj, të gjithë do të thonë vazhdo modelin e Bashës. Basha krijoi një model që pas zgjedhjeve lokale dha dorëheqjen. A do të japë Berisha dorëheqjen në zgjedhjet lokale. Berisha nuk do e mbajë fjalën. Basha pret plakjen e Berishës, i cili do t ë shoqërohet me humbje. Ky është disavantazhi i Berishës.
Mendoj se Basha në një moment do ia rrëmbejë logon Berishës. Në informacionet e mia Basha po përgatit 5 kandidatë të rëndësishëm. Njëri që do të publikohet në prag të zgjedhjeve është shumë kandidat i fortë për Tiranën.
Berisha ka një disavantazh të madh për zgjedhjet lokale. Ka figurat më të dobëta në 32 vite për kandidat”- shprehet ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)