E zunë paranojat sa pa armët, detaje nga ngjarja në Astir: E reja ishte me 5 persona

10 Janar 2025 | 10:56

Detaje të reja janë zbuluar mbi incidentin e ndodhur të enjten në zonën e Astirit, ku 21-vjeçarja Sajma Qordja alarmoi Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte dhunuar dhe po mbahej peng në një apartament në katin e tetë të një pallati pranë Unazës së Re.

Sipas deklaratës së saj para Oficerit të Policisë Gjyqësore, 21-vjeçarja u shpreh se ndjehej e rrezikuar pasi ndodhej në shoqërinë e pesë personave të tjerë, mes të cilëve tre djem dhe dy vajza. Sipas saj, të rinjtë kishin qëndruar së bashku në dy apartamente të marrë me qira nga një djalë me të cilin ajo frekuentohej. Të gjashtë personat kishin qëndruar së bashku duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes, kohë që dyshohet se kanë konsumuar dhe lëndë narkotike.

Sipas burimeve, mëngjesin e së enjtes pesë personat e tjerë kishin zbritur për të konsumuar kafe, duke e lënë 21-vjeçaren në gjumë. Kur ajo u zgjua, gjeti në apartament dy armë dhe një jelek antiplumb, çka e frikësoi rëndë dhe shkaktoi panik. E reja filloi të shfaqte paranoja dhe të ulërinte, gjë që tërhoqi vëmendjen e banorëve të pallatit.

Pas kësaj, ajo telefonoi nënën e saj, duke pretenduar se ishte mbajtur peng dhe ishte dhunuar gjatë gjithë natës nga disa persona. Familjarët e saj, të shqetësuar nga kjo thirrje, njoftuan Policinë e Shtetit, duke raportuar se vajza e tyre ishte rrëmbyer nga persona të armatosur dhe të rrezikshëm.

Fillimisht, ishin dy efektivë të forcave të rendit që shkuan në katin e tetë të pallatit në Astir për të verifikuar situatën, por 21 vjeçarja refuzoi të hapë derën, duke thënë se ndihej e frikësuar. Edhe babai i saj, i cili ndodhej pranë forcave të policisë, ka komunikuar me vajzën përmes telefonit me video-call, por ajo nuk ka hapur derën.

Më pas, janë njoftuar forca të tjera të policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të hyrë në apartamentet, pasi situata po përkeqësohej. Pas lëvizjeve të forcave të rendit, pesë personat që shoqërohej vajza janë larguar nga zona.

Policia ka sekuestruar DVR-në e kamerave të sigurisë së pallatit dhe ka identifikuar të gjithë personat dhe lëvizjet e tyre që nga dita e parë e akomodimit në dy apartamentet deri te largimi pas mbërritjes së policisë. Pronari i apartamenteve është marrë në pyetje dhe ka pohuar se njëra prej banesave ishte marrë me qira që nga muaji nëntor.

Gjatë kontrollit të dy apartamenteve, policia ka gjetur dy pistoleta, një jelek antiplumb dhe ka konstatuar shenja të konsumimit të lëndëve narkotike. Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026

Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në një postim në facebook, Rama ka publikuar disa turiste me origjinë...
16:25 | 25/06/2026