ECO Tirana merr në dorë pastrimin, Veliaj: Privati e sabotoi qëllimisht punën

4 Shtator 2024 | 18:08

Shërbimi i pastrimit të Tiranës do të kryhet plotësisht nga bashkia dhe jo më nga kompanitë private. Nga inspektimi i punimeve për shkollën 9-vjeçare “Lasgush Poradeci”, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se këtë javë, kompania publike Eco Tirana, do të pastroj të të gjitha zonat qytetit, shërbim që deri dje kryhej nga kompanitë private, të cilat ditët e fundit e kishin braktisur punën, si formë presioni për zgjatjen e kontratës. Veliaj sqaroi se Eco Tirana po vë nën kontroll të gjitha zonat.

“Në një nga zonat, operatori privat ka lënë detyrën. Një detyrë, të cilën duhet ta linte në datën 1 nëntor, siç e parashikon kontrata. Por, duke mos pasur interes që ta vazhdojë punën pas 1 nëntorit, e ka lënë që tani. Kjo shpjegon gjithë histerinë e pastrimit për një zonë të Tiranës.  Megjithatë, jam kail t’i duroj edhe të sharat. U bënë 9 vjet që dëgjoj gjëra të tilla, por nuk do të dorëzohem kurrë, siç nuk jam dorëzuar kurrë ndaj presionit të askujt, as të ndonjë operatori që, duke lënë plehrat pa mbledhur, jashtë kushteve të kontratës, mendon se bën presion që Bashkia e Tiranës të mos e marrë zonën nën kontroll. Përkundrazi, na e ka shtuar zellin që bashkia ta marrë zonën nën kontroll edhe më përpara”, tha kryebashkiaku.

Ai paralajmëroi se për moszbatimin e kontratës nga private, Bashkia e Tiranës do t’i drejtohet organeve të gjyqësorit.

“Do ta marrim në administrim zonën dy muaj më përpara se sa e përcakton kontrata. Çështjet kontraktuale do t’i zgjidhim me gjyq, por nuk pranoj që Bashkia e Tiranës të merret peng, apo të bullizohet nga askush. Çfarëdo lidhjesh të ketë, çfarëdo portalesh të ketë, çfarëdo histerie të gjenerojë, është mungesë respekti ndaj kushteve të kontratës, është shkelje e kushteve të kontratës, për këtë do të shkojmë në gjykatë. Ama, nuk do të presim nëntorin për ta marrë nën kontroll”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku lajmëroi edhe nisjen e një aksioni të madh pastrimi, në të cilin ftoi edhe qytetarët ndërsa garantoi se nuk do të ketë kthim pas në vendimin që administrimi të kalojë nga privati tek Bashkia e Tiranës. Ndërkohë bashkia po kryen edhe dezinfektimin e të gjitha,

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026