Edhe një herë vendimtarë nga pika e bardhë, PSG eliminon Marseille
Paris Saint-Germain vazhdon të tregojë forcën e tij në gjuajtjet e penalltive. Pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, parizienët triumfuan 4-1 nga pika e bardhë ndaj Olympique Marseille, duke siguruar fitoren në një tjetër përballje të fortë mes rivalësh.
Trajneri spanjoll i PSG-së theksoi se suksesi në penallti nuk është thjesht çështje fati.
“Disa thonë se është fat. Ndoshta ka një element fati, por sot të gjithë portierët dhe trajnerët e tyre kanë informacion për kundërshtarët. Ne kemi gjuajtës shumë të mirë dhe portierë të nivelit të lartë. Është një kombinim fantastik. Nëse do të ishte 1-1, ndoshta do të ishte më e vështirë, por në 2-2 kishte një motivim të veçantë,” u shpreh ai.
Sa i përket ndeshjes, tekniku pranoi vështirësitë:
“E nisëm mirë, por më pas Marseille luajti shumë mirë, ndoshta edhe më mirë se ne, me top dhe pa top. Ata kanë lojtarë dhe trajner cilësor. Mund të kishin merituar më shumë, por ne treguam ADN-në e kësaj skuadre në momentet e vështira.”
Në fund, trajneri veçoi Gonçalo Ramosin, autor i një tjetër goli vendimtar:
“Është një ‘ushtar’, gjithmonë gati. Ka karakterin dhe personalitetin për të luajtur në çdo moment.”
PSG konfirmon edhe një herë mentalitetin fitues, duke dalë triumfues kur presioni është maksimal.
Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor
- 09:42 Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
- 09:30 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)