Edi Oga: Ka politikanë që paguajnë grupe folklorike për t’u bërë këngë

17 Tetor 2022 | 18:52

Moderatori, Edi Oga thotë se ka liderë politikë, të cilët paguajnë grupe folklorike për t’u bërë këngë në fushata elektorale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Oga u shpreh se edhe pas rënies së komunizmit, nuk ka rënë kulti i individit, për shkak se nuk kanë ikur ata që e ushqyen një gjë të tillë.

“Vërtet e rrëzuam kultin e individit si mentalitet, ose po punojmë për këtë, por nuk kanë ikur ata që e ngritën dhe e ushqyen kultin e individit. Këta këngëtare folklorikë, mund ta bëjnë për një vend pune, për të ngritur pozicionin e tyre social aty ku janë. A duan këta liderë?

Kam përshtypjen që disa nga liderët e kanë bezdi këtë pjesë, ka disa të tjerë që ndoshta i paguajnë, i porosisin, në varësi nga efekti që këto mund të prodhojnë në fushata elektorale për të marrë vota. Çdo gjë ka çmimin e vet, me një çmim të madh, ndoshta do krijoja diçka, por do zhdukesha nga ky vend, nga turpi. Mua nuk më qëndron në formimin tim, në momentin që i thur elozhe një personi që është gjallë dhe nuk është gjykuar nga historia”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026