Edi Paloka: Rama nuk rrëzohet nesër. Hajdeni në protestë, mos pini kafe
Deputeti i Partisë Demokratike ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Eronews Albania ku u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen ditën e nesërme, 11 korrik, në protestën e opozitës.
Ai tha se nuk ka dyshime që protesta do të jetë masive, pasi sipas tij shqiptarët po përballen çdo ditë me skandale të reja.
“Prania masive e qytetarëve që prej kohësh nuk pajtohen me të keqern, nuk pajtohen me këtë qeveri, nesër të mos rrinë në kafene. Mos të rrinë të shkruajnë në media sociale kundër qeverisë por të dalin nesër në rrugë.
Ne kemi bërë protesta masive edhe në raste kur kushtet kanë qenë shumë më të këqija, unë nuk dyshoj aspak se protesta nesër do jetë masive, për më tepër kur shqiptarët nga dita në ditë përballen me skandale të reja”,-tha Paloka.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 15:55 Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
- 15:17 Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
- 15:09 “Ju jam mirënjohës për dritën e shpresës”, Rama: Ajo protestë nuk është më e juaja, të dashur flamingo
- 15:02 Lirohen protestuesit e arrestuar në protestën para Parlamentit
- 14:41 Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari