Edi Rama do dëshmojë në komisionin për inceneratorët

7 Shkurt 2022 | 12:42

Komisioni parlamentar miratoi sot planin e hetimit për inceneratorët, përfshi listën e personave që do të pyeten.

Nga 21-23 shkurt do të thirren për të raportuar Edi Rama, Arben Ahemtaj, Damian Gjiknuri, Engjell Agaçi dhe Erion Veliaj.

Deputetja Jorida Tabaku deklaroi nga Kuvendi se kryeministri Edi Rama i ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë proces.

Pjese e listës së dëshmitareve është edhe ish-ministri Lefter Koka.

Tabaku nënvizoi se do të bëhen vizita në të 3 inceneratorët për të cilat do të prezantohet nga një dosje. Hetimi në lidhje me këtë çëshje do të përfundojë më 25 shkurt.

Pas arrestimit të Lefter Kokës për inceneratorin e Elbasanit, kanë nisur hetimet edhe për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës. Prokurorët e çështjes janë Dritan Premçi dhe Vladimir Mara

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026