“Edi Rama ka vetëm një rrugë, dorëheqjen”, Berisha zbulon datën e protestës së radhës

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
28 Mars 2026 | 12:22

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale të shtunën se 17 prilli do të jetë data e protestës së radhës së opozitës.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit të jepte dorëheqjen si e vetmja rrugë që sipas tij, i ka ngelur.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë.

Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde dhe kartelet e drogës në Shqipëri.

Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026