Edicioni i 6-të i “Tirana Photo Festival” spikatin talentet e rinj

13 Shtator 2023 | 18:35

Në një ceremoni të veçantë në Amfiteatrin e Liqenit mbrëmë janë ndarë çmimet e edicionit të 6-të të “Tirana Photo Festival”.

Në botën e fotografisë, ku çdo shkrepje kap një rrëfim unik, festivalet e fotografisë shërbejnë si një platformë për vizionarët pas objektivit.

“Tirana Photo Festival” vlerësoi me çmime fotografitë më të mira të këtij edicioni të titulluar “Në Lëvizje”. Në ceremoni u mblodhën të gjithë entuziastët e fotografisë.

Ky edicion tërhoqi fotografë të çdo prejardhjeje, nga amatorë e deri te profesionistë me përvojë.

Ndër to spikati Chiara Bellamoli që është italiane, kishte një gjuhë autori të ftohtë, në formim jo perfekte. Gjithsesi ishte munduar të krijonte një histori interesante që simbolizon dhe lëvizjen, por edhe vorbullën e jetës tek çdokush,” – u shpreh Bevis Fusha.

Paneli i jurisë, i përbërë nga fotografë, kritikë dhe njohës të artit shqyrtuan çdo detaj dhe mesazh të përcjellë nga fotografitë për të përzgjedhur fituesit.

“Për të zgjedhur fotografinë, normal që nuk është e thjeshtë, sepse është perceptim shumë individual. Megjithatë njeriu për të zgjedhur fotografinë më të mirë duhet të zhvishet nga individualiteti, nga egoja e vet. Ka gjithmonë një subjektivizëm të vogël i cili ndikon, por ne gjykim duhet të zhvishesh nga kjo gjë për të dhënë përcaktimin dhe vlerësimin e duhur,” – tha Albert Cmeta.

Çmimi i parë shkoi për Majlinda Deda, me fotografinë bardh e zi të një djaloshi në hedhje.

Kjo është titulluar ku është fshehur fotografi, e kam fotografuar në Velipojë e poshtë një karroce kali. Ky fëmija vazhdimisht hidhej sepse e dinte që unë po e fotografoja,” – tregoi ajo.

Festivali i fotografisë do të rikthehet me edicione të tjera, me tema të tjera ku histori të panumërta presin të kapen përmes lenteve të talentit dhe pasionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026