Edukatorja diagnostikohet me COVID-19, mbyllet çerdhja në Tiranë

15 Qershor 2020 | 17:20

Autoritetet shëndetësore vendosën të hënën të mbyllin një çerdhe në Tiranë, kjo pasi një edukatore, e cila punonte aty u diagnostikua me COVID-19.

Lajmi bën fjalë për Çerdhen Nr.16 në rrugën “Ismail Qemali” dhe është konfirmuar për Euronews Albania nga Zhaneta Beqiri, drejtuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë.

Ajo ka siguruar se rreth 20 pjesëtarë të stafit dhe prindërit e fëmijëve janë këshilluar që të vihen në karantinë për 14 ditë, teksa mjediset e çerdhes janë dezinfektuar.

Së fundmi kjo çerdhe frekuentohej nga rreth 50 fëmijë, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epistemologjik të rastit.

Të hënën autoritetet shëndetësore raportuan 69 të infektuar të tjerë me COVID-19, çka ishte dita e tretë radhazi me raste ditore rekord që kur Shqipëria u prek nga pandemia e COVID-19.

Gjithsej në Shqipëri ka pasur 1590 raste me infeksion, 1055 prej të cilëve janë shëruar, 36 kanë vdekur, ndërsa 499 mbeten ende të prekur.

 

Lexoni gjithashtu:

69 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, rritet numri i shtrimeve në spital

Mjekja shqiptare në Gjermani: Vala e dytë e COVID-19 do të jetë më e lehtë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026