‘Edukimi dhe modeli i keq në shoqëri shtyjnë të rinjtë drejt krimit’, thotë psikologia
Psikologia Aurela Agalliu thotë se niveli ekonomik dhe social i vendit ndikon te përfshirja gjithmonë e më shumë e të rinjve në krime. Ajo thekson se institucionet nuk kanë programe të përshtatshme edukimi në një kohë kur investohet më tepër te të burgosurit se sa te arsimimi i të rinjve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Agalliu shprehu këndvështrimin e saj se përse po konstatohen gjithmonë e më shumë krime të rënda ku autorët janë të rinj në moshë. Intervista mori shkas nga ngjarja e fundit ku 21-vjeçari Aldi Rama vrau nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha.
Agalliu tha se kjo po ndodh si pasojë e nivelit ekonomik dhe social që ka vendi, që dikton dhe mënyrën e edukimit. Psikologia kritikoi faktin se gjatë viteve shoqëria shqiptare ka kultivuar modelin e individit të fortë, që gjen terren dhe pasurohet shpejt. Ky model sipas saj u përcillet për t’u ndjekur të rinjve.
“Përballë këtyre modeleve të sjelljeve, të rinjtë janë të predispozuar për të marrë këto modele për t’i krijuar më shumë mundësi vetes për të qenë të socializuar në grupe të natyrave ku krimi është më i predispozuar të ndodhë, por edhe natyrisht tendenca për t’u pasuruar shpejt,” – tha Agalliu.
“Investohet më shumë për të mbajtur një të burgosur se sa një të ri që do të arsimohet. Mendoj se ky është dhe faktori kryesor se përse krimi ka terren në kontekstin tonë, kryesisht tashmë edhe në targetimin e të rinjve,” – vijoi psikologia.
Agalliu u shfaq kritike edhe për programet e riedukimit në institucionet e shlyerjes së dënimeve. Ajo tha se në përgjithësi ndodh që të rinjtë që dalin nga këto institucione ripërsërisin ose kryejnë shkelje më të rënda ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta