Egjipt| Pamje të rënda, peshkaqeni shqyen turistin në ujërat e resortit turistik
Një turist rus ka vdekur teksa ishte me pushime në Egjipt, pasi u sulmua brutalisht nga një peshkaqen tigër.
Turisti u sulmua në Hurghada, një nga vendpushimet turistike të Egjiptit në Detin e Kuq. Ajo që e ka bërë më të tmerrshme rastin, është videoja e publikuar në rrjete sociale në momentin e sulmit.
Shtetasi rus 23-vjeçar kishte notuar në ujërat jashtë resortit të tij, kur peshkaqeni e sulmoi. Pavarësisht se i riu u përpoq të largohej me not, ai nuk mundi dot ti mbijetonte kafshimeve të peshkaqenit tigër.
Sulmi detyroi autoritetet egjiptiane të mbyllnin një shtrirje 74 kilometrash të vijës bregdetare deri të dielën.
Zyrtarët nga Konsullata Ruse në Hurghada e identifikuan burrin si shtetasin rus Vladimir Popov.
Babai i tij ka parë të gjithë ngjarjen e tmerrshme nga bregu.
“Ne shkuam në plazh për t’u çlodhur,” tha zoti Popov, me origjinë nga Rusia. “Djali im u sulmua nga një peshkaqen, gjithçka ndodhi brenda disa sekondave”.
“Çfarë lloj ndihme mund t’i jepnim? Ai thjesht u tërhoq zvarrë nën ujë”, tha burri
“Kjo është një rastësi absolutisht qesharake, sepse është një plazh i sigurt. Ka anije dhe jahte përreth. Nuk ka ndodhur kurrë atje. Ata zakonisht sulmojnë në plazhe të egra. Është thjesht fati i keq”, shtoi babai.
Në video 23-vjeçari bërtet dhe kërkon ndihmën e babait, përpara se të zhytet përfundimisht nën ujë.
Ministria e mjedisit në Egjipt tha se e kishin kapur peshkaqenin dhe po e ekzaminonte atë në një laborator për të përcaktuar arsyet e sulmit të rrallë.
Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale treguan trupin e peshkaqenit të gjakosur të shtrirë me një çarçaf në tokë.
LEXO GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve