VIDEO| Momentet pasi siriani qëllon me thikë fëmijët në parkun e lojërave
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Annecy në juglindje të Francës.
Një burrë i armatosur me një thikë sulmoi një grup të fëmijëve parashkollorë, që po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze. Si pasojë e sulmit mbetën të plagosur 4 fëmijë dhe një person i rritur.
I dyshuari u arrestua në vendin e ngjarjes në qytezën Annecy pas sulmit të kryer rreh orës 9:45.
Një burim nga Policia franceze i tha agjencisë së lajmeve AFP se i dyshuari u kishte thënë policëve se ai ishte një azilkërkues sirian.
Mediat e huaja kanë publikuar dhe pamjet kur qytetarë të ndryshëm tentojnë të neutralizojnë sulmuesin, i cili shihet në video duke mbajtur një thikë në dorë.
Ministri i Brendshëm, Gerald Demanin, tha se i dyshuari ishte i arrestuar “falë reagimin të shpejtë të forcave të sigurisë”.
Dy prej fëmijëve që besohet se janë trevjeçarë dhe i rrituri janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetë në spital, tha një burim nga institucionet e sigurisë për AFP.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dënoi krimin dhe tha se e gjithë Franca është e shokuar.
LEXO GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin