“Burri ishte kundër!” Stilistja: Nuk donte që të hapja Instagram për djalin
Stilistja Enxhi Valteri tha në “Good Mornin Albanians” se ka vendosur të mos postojmë më foto të djalit të saj në Instagram.
E ftuar për të folur rreth rreziqeve që kanë rrjetet sociale për të miturit, Valteri tha se në fillim ku i ka hapur Instagramin djalit të saj, bashkëshorti nuk ka qenë dakord, por ajo e ka hapur gjithsesi dhe postonte foto të djalit të veshur me veshje të stiluara nga ajo vetë.
Megjithatë ajo shtoi se me marrjen e më shumë informacioneve rreth rrezikut që është në këto rrjete, ajo ka vendosur të mos postojë më foto të tij e madje tha se mund ta mbyllë Instagramin e të voglit të saj.
“Kemi pasur një diskutim dhe më thoshte nuk ke të drejtë ta bësh këtë gjënë. ai nuk është tip mediash sociale, nuk i pëlqejnë. Ai më thoshte ti mund ta bësh, por mendoje edhe një herë dhe mundohej të këmbëngulte.
Unë në atë kohë i thosha ti nuk ke rrjete sociale dhe nuk merr vesh nga kjo punë, më vonë duke parë shkaqet dhe pasojat jo vetëm nga ana psikologjike që mund t’i ndikojnë fëmijës por edhe rreziqet në media sociale. mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”,-tha stilistja për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve