Vrau Elton Çiçon në 2016, Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt

9 Qershor 2023 | 09:25

Gjykata e e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurive të Jani Aliajt nga Tepelena i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen  Elton Çiços në vitin 2016 në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-bllokut.

Konkretisht është konfiskuar: 

  • Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;
  • Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;
  • Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
  • Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
  • Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;
  • Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;
  • Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë. 

Kush është Jani Aliaj: 

Jani Aliaj, i cili është  Tepelena, është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-bllokut.

Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një ambient publik mjaft të frekuentuar nga qytetarët, në zonën e ish-bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie, një doktor dhe 1 gazetar të kronikës së zezë. Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë dhe gazetarit, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë.

Historia e konfliktit mes dy grupeve kriminale me bazë në Tepelenë është shumë më e hershme dhe ka lënë pas, shumë viktima.

Si fillesë e kësaj sage hakmarrje mes dy bandave, dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj. Por përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal, prej gati dy dekadash.

Më 10 janar 2016 Jani Aliaj u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiço. Aliaj u qëllua disa herë nga një makinë në lëvizje por asnjë plumb nuk e kapi. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur lehtë vetëm një kalimtar i rastit.

Atentatet ndaj tij vijuan dhe në Gjirokastër, ku më 25 prill 2016 përsëri u qëllua nga një makinë në lëvizje dhe mbeti i plagosur lehtë në dorë. Për ngjarjen ai nuk denoncoi në polici duke thënë se nuk kishte konflikte me njeri.

Vetëm 1 javë më vonë, më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok ekzekutohet me 2 plumba Elton Çiço. Për ngjarjen policia shpalli si autorë Jani Aliajn dhe Renato Milloshin.

Pas vrasjes së Elton Çiços, miqtë e tij, mes tyre Andi Mustafaraj premtuan hakmarrje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026