Egnatia fiton duelin ndaj Vllaznisë dhe merr kreun e Superligës

23 Maj 2026 | 21:34

Egnatia ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit në fazën “Final 4”, teksa mundi Vllazninë me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në stadiumin Air Albania. Një përballje e luftuar deri në fund, me ritëm të lartë, duele të forta dhe emocione që mbetën të hapura deri në minutat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të rrogozhinasve, pas një 45-minutëshi intensiv ku të dyja skuadrat u shfaqën agresive, ndërsa arbitri u detyrua të nxirrte pesë kartonë të verdhë. Golin e avantazhit për Egnatian e realizoi Eljon Sota, i cili shfrytëzoi në maksimum një krosim të Kryeziut dhe me goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Egnatia iu afrua edhe golit të dytë, por pa arritur të dyfishojë rezultatin.

Edhe pjesa e dytë nisi me raste për skuadrën e Egnatias, me Bakajoko që shpërdoroi një mundësi të artë përballë portës së Pohls. Kur dukej se rrogozhinasit po kontrollonin sfidën, Vllaznia reagoi në minutën e 77-të. Pas një shtylle të goditur fillimisht nga Murataj, ishte Qato ai që shfrytëzoi topin e kthyer për të barazuar rezultatin dhe për të rihapur plotësisht ndeshjen.

Megjithatë, fjala e fundit i takoi Egnatias. Në minutën e 88-të, Adjesa realizoi golin e fitores, duke vulosur suksesin 2-1 të skuadrës rrogozhinase, që merr kështu tre pikë shumë të rëndësishme dhe ngjitet në krye të renditjes me 34 pikë.

Në vendin e dytë renditet KF Elbasani me 31 pikë dhe një ndeshje më pak. Po kaq pikë ka edhe Vllaznia e vendit të tretë, ndërsa Dinamo City ka 27 pikë dhe një ndeshje më pak.

Ndërkohë, të dielën në stadiumin “Air Albania” do të luhet edhe sfida tjetër e kësaj faze mes Elbasanit dhe Dinamo City-t, e programuar për në orën 19:00.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026