Ekipet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, në ditët në vijim hidhet shorti
Pretendentët për fitimin e Kupës së Shqipërisë nuk kanë zhgënjyer në fazën e 1/8-ave, ku skuadrat si Partizani, Egnatia, Dinamo apo Elbasani kanë avancuar më tej, duke prekur çerekfinalet. Ajo që bie në sy është se asnjë nga ekipet e Kategorisë së Parë nuk kaloi mes 8 më të mirave, ku Besa u mund nga Vllaznia, Vora nga Skënderbeu, Kastrioti nga Egnatia, Erzeni nga Dinamo dhe Apolonia nga Partizani.
Në “Arenën e Demave”, të kuqve u mjaftoi dopieta e Keko për të kaluar më tej, me Apoloninë që ishte e pafuqishme për t’u shfaqur rrezikshëm. Egnatia po ashtu bindi ndaj Kastriotit, të cilit i shënoi 4 herë, teksa edhe më i thellë ishte rezultati në Dinamo-Erzeni, ku nëndetësja shënoi 6 herë në portën e shijakasve, me këta të fundit që golin e vetëm e regjistruan falë autogolit të lojtarit kundërshtar.
Tirana u mposht nga Bylis, e padyshim mund të cilësohet rezultati surprizë, ndërsa Laçi fitoi pastër ndaj Kukësit. Skënderbeu ia doli minimalisht ndaj Vorës, ndërsa Elbasani doli me kokën lart nga transferta e Teutës. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia fitoi në shtesë, me 1 gol që kishte vlerën e kualifikimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Besa gjen trajnerin e ri, pritet të emërohet “ishi” i rivalëve
- Egnatia mund Kukësin dhe fiton për herë të parë në histori Superkupën e Shqipërisë!
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës