Ekipi i Kosovës në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë
Ekipi kosovar i përbërë nga vajza dhe djem nga fushat e ICT po marrin pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë.
Lajmi bëhet me dije nga presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.
“Afro 160 shtete, më shumë se 70 mijë pjesëmarrës. Në mesin e tyre është edhe ekipi kosovar i përbërë nga çika e djem tanë nga fusha e ICT-së, me të cilët po marrim pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë. Eksperiencë fantastike e rrjetëzimit të ndërmarrësve, liderëve dhe entuziastëve të teknologjisë nga e gjithë bota. E ardhmja e teknologjisë tani është më e ndritshme se kurrë më parë!
Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, presidentja Osmani bëri thirrje për njohjen e Kosovës.
“Serbisë do t’i duhet ta pranojë realitetin sepse pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është një realitet i padiskutueshëm, një realitet i fituar me sakrificë nga populli i Kosovës dhe me një mbështetje të pakushtëzuar nga komuniteti ndërkombëtar. Pavarësia jonë ishte gjithashtu në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe pjesa më e madhe e vendeve, përfshirë Portugalinë ku ndodhemi sot e kanë njohur Kosovën. Askush s’ka humbur asgjë duke njohur Kosovën, krejtësisht e kundërta, ka fituar një mik dhe një partner të përkushtuar, me të cilin ndajnë vlera të përbashkëta”, – u shpreh Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë