Ekonomisti u vra brenda zyrës, si ndodhi atentatit në Kurbin. Pistat e hetimit
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati me armë zjarri të regjistruar rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Gurëz të Kurbinit.
Objektiv i sulmit me armë ishte pronari i një kompanie inertesh, Ardian Gjeloshi, 51-vjeç. Ky i fundit mbeti i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës ne Tiranë, ndërsa nga breshëria e plumbave mbeti i vdekur ekonomisti i firmës Selman Mihana, 70-vjeç, banues në Malbardhë të Kurbinit.
Gjeloshi mësohet se ka marrë dy plumba në krah dhe brinj dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën, ndërkohe pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek konfliktet qe mund të ketë patur 51-vjeçari.
Larja e hesapeve ose konkurremca apo mosmarrëveshjet për shkak të biznesit janë dy pistat në të cilat po heton grupi hetimor.
Policia e cila mbërrit menjëherë në vendin e ngjarjes administroi çdo prove dhe dëshmi, ndërsa në ndihmë të bluve të Lezhës mbërritën dhe forcat RENEA të cilët po ushtrojnë kontrolle me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve të cilët mendohet të kenë qenë 2 persona dhe kane lëvizur me një automjet përmes rrugëve dytësore me zonën e Fushë-Kuqes.
Zv. drejtori i krimeve Gentian Berberi deklaroi pas ngjarjes: “Autorët mendohet se kanë lëvizur me një mjet, po hetojmë hetimet, mosmarrëveshjet që ka pasur objektivi, pronari i firmës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale rreth 20 gëzhoja automatiku, ndërsa po interes pritet kqyrja e kamerave te sigurisë në hyrje të kompanisë të cilat mendohet të kenë filmuar autoret, çka mund te ndihmojnë ne zbardhjen e ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa