EKSKLUZIVE/ BKH reagon për “Now” pas ‘përplasjes’ me Kryeministrin Rama

15 Dhjetor 2025 | 20:42

Byroja Kombëtare e Hetimit ,BKH, ka reaguar zyrtarisht ndaj kërkesës për sqarim të Euronews Albania për emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli, pas deklaratës publike të Kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi “reflektim” nga ky institucion pas një njoftimi të mëparshëm të tij.

Në përgjigjen e dërguar për Euronews Albania, BKH sqaron se qëndrimi i saj është i bazuar ekskluzivisht në kuadrin ligjor dhe në ushtrimin e detyrave procedurale në përputhje me ligjin.

Sipas BKH-së, referenca e bërë më herët ndaj ligjit nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, konkretisht neni 31, pika 3, kishte për qëllim vetëm sqarimin e bazës ligjore mbi të cilën veprojnë oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë edhe ata të BKH-së.

“Referenca ligjore ka pasur për qëllim sqarimin e kuadrit ligjor dhe faktin e kryerjes së veprimeve procedurale vetëm në zbatim të ligjit”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

BKH thekson gjithashtu se veprimtaria e saj nuk udhëhiqet vetëm nga ligji, por edhe nga standarde të brendshme etike dhe profesionale, të cilat janë të detyrueshme për çdo punonjës të institucionit.

Në lidhje me deklaratën e Kryeministrit dhe kërkesën për “reflektim”, BKH nuk sinjalizon ndonjë ndryshim qëndrimi apo veprimi institucional, por nënvizon se do të vijojë ushtrimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor në mënyrë të pavarur dhe profesionale, si pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK.

“Byroja Kombëtare e Hetimit do të vijojë të ushtrojë detyrën e saj në mënyrë të pavarur dhe profesionale”, theksohet më tej në përgjigje.

Në përgjigjen drejtuar Euronews Albania nuk jepen detaje mbi informimin e partnerëve ndërkombëtarë lidhur me këtë situatë apo mbi reagimet publike që e kanë shoqëruar atë, duke lënë të kuptohet se BKH e konsideron çështjen brenda kuadrit normal të funksionimit institucional.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026