Ekskluzive/ Del video e momentit të vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari

22 Shkurt 2026 | 13:05

Euronews Albania ka siguruar pamjet e vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari, i njohur me nofkën “Çerri i Parkut”, të premten pasdite në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Në pamje duket momenti kur ai zbret nga një automjet BMW Seria 7, me ngjyrë të bardhë, dhe Gazmend Buçpapa, së bashku me partneren e tij, e godasin. Për të ndarë sherrin ndërhyjnë edhe persona të tjerë, por gjithçka ndodh brenda pak sekondash dhe goditja me thikë që mori pas shpine rezultoi fatale për jetën e 31-vjeçarit.

Gazmend Buçpapa vijon të jetë në kërkim për vrasjen, ndërsa partnerja e tij është marrë në pyetje.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40. I riu Egli Pashollari i cili u tha se ka qenë dhe një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit, u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026