English

Ekskluzive| Flet djali i të moshuarit që u gjet i vrarë në Tiranë: I mungonte kuleta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekspertiza mjeko-ligjore e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ka zbuluar se ai është vrarë. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por pas hetimeve të kryera u konstatua se i moshuari kishte marrë goditje fatale nga pas kokës, që shkaktuan vdekjen e tij.

- Advertisement -

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, djali i viktimës deklaroi se familja e tij nuk ka konflikte me asnjë njeri.

Sipas tij, babain e gjetën të shtrirë për tokë dhe të gjakosur në hyrje të banesës dhe fillimisht dyshuan se ishte një ngjarje aksidentale.

Ai shtoi se i ati jetonte i vetëm në fshatin afër Tiranës, por që gjatë fundjavës vinte për vizitë te fëmijët në kryeqytet.

“Të hënën në mëngjes e kemi marrë disa herë dhe s’na është përgjigjur. E prisnim të vinte në Tiranë se kishim një rast aty në shtëpi. Jemi nisur drejt shtëpisë, rreth orës 10:30 e kemi gjetur të shtrirë përpara hyrjes së shtëpisë, në oborr. Fillimisht menduam se ishte rrëzuar. S’kemi pasur konflikt me dikë që të mendonim se mund ta kishin vrarë. Kishte 20 vjet që jetonte këtu. Më tepër rrinte këtu, vinim dhe e vizitonim dhe në ditën e premte vinte në Tiranë tek ne.

Trupin nuk e prekëm, kemi marrë në telefon policinë dhe pasi iu bë ekspertiza zbuluam se ishte goditje nga mbrapa. S’ka pasur konflikte me njeri. Plaku e ka pasur mirë me të gjithë. Kemi lënë shtëpinë vetëm dhe s’ka ndodhur asgjë”, tha djali.

Ai shtoi se nuk ka asnjë person që dyshon se mund të ketë kryer aktin e rëndë.

I biri tha se shtëpia nuk ishte grabitur, por mungonte vetëm kuleta personale e të atit e cila nuk iu gjet në xhep.

“Nuk kemi pasur gjë brenda për ta vjedhur. Gjërat personale që kishte me vete, kuleta nuk është gjetur. Nuk kam asnjë dyshim pasi nuk kemi pasur konflikte të dyshoj tek dikush. Kjo është zonë e qetë, s’ka ndodhur kurrë gjë”, tha ai.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar për t’u pyetur 20 banorë të fshatit dhe po vijon punën për zbardhjen e plngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?