Ekskluzive/ Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

6 Shtator 2025 | 20:29

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews Albania për Review me moderatore Greta Topjana duke rrëfyer dhimbjen dhe dyshimet e saj rreth ngjarjes tragjike.

Ajo shprehet e prekur se vëllai i saj nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një person i qetë, pa konflikte apo armiqësi me askënd.

Më morën në telefon, më thanë vëllain tënd e kanë vrarë. Më kanë marrë nga shoqëria, jo familjarët fillimisht. Vëllai s’ka qenë me precedent penal. Kanë punuar në ndërtim dhe nuk është marrë kurrë me gjë tjetër. Asnjëherë s’ka pasur as konflikt, as hasmëri me kërkënd.”- tregon Mariza Kola.

Ajo shton se ka folur me të vetëm një ditë përpara vrasjes dhe kishte pritur të fliste sërish në darkë, por kjo nuk ndodhi.

Asnjë gjë nuk dimë, asgjë nuk na kanë thënë. Nuk është e lehtë ta fusësh në mendje këtë.” -shprehet ajo.

Mariza thotë gjithashtu se babai i tyre nuk është lejuar të shohë trupin e vëllait kur u transportua, ndërsa ambulanca ka vonuar rreth një orë për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

Është punë e policisë të gjejë autorët dhe të zbardhë çfarë ka ndodhur. Por unë dyshoj që policia është e implikuar në këtë krim. Dua vetëm drejtësi.”- përfundon ajo.

Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Shkodrës, te “Kinema Republika”, ku Kristian Kola po pinte kafe kur u qëllua me armë zjarri nga dy autorë të panjohur, të cilët e lanë të vdekur në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026