Ekskluzive/ Gjykata merr vendim për thirrjen e Kurtit në cilësinë e dëshmitarit
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka marrë vendim për thirrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Vendimi është marrë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me urdhër të gjykatës të datës 21 shkurt 2025.
Sipas përgjigjes së kësaj gjykate për Euronews Albania, Kurti është i obliguar të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij më 4 mars 2025, në orën 10:00, pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë – theksuar të gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës për Euronews Albania.
Mbetet të shihet nëse Kryeministri do të pranojë thirrjen për dëshmi apo nëse do të ketë ndonjë veprim ligjor në rast të mosparaqitjes së tij.
Gjykata ka bërë të ditur se ka pranuar një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit lidhur me këtë urdhër megjithatë detajet mbi përmbajtjen e përgjigjes dhe natyrën e çështjes për të cilën është ftuar Kurti nuk janë bërë ende publike.
Kujtojmë që Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë të mërkurën se veprimet e sistemit të drejtësisë në Kosovë janë krejtësisht politike, dhe ka përsëritur edhe një herë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka refuzuar asnjëherë kërkesën e Prokurorisë Speciale që të japë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara