Ekskluzive/ Inspektori Mustaj: Me plagë në duar, por i lumtur që shpëtova jetë!

9 Gusht 2025 | 13:35

Në një intervistë për Euronews Albania ka folur 26-vjeçari Klajdi Mustaj, punonjësi i policisë i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti pas aksidentit në Qafë Koshovicë. Ai ka rrëfyer momentet e ngjarjes ndaj te cilave ishte i detyruar të tregohej gjakftohtë.

I emocionuar, Mustaj tha se shpëtimi i të plagosurve ishte një veprim i natyrshëm për të, edhe pse situata ishte shumë e rrezikshme. Ndërkaq, ai shpreh shqetësimin ndaj fëmijës që ndodhej në atë aksident, pasi aktualisht paraqitet në gjendje kritike.

“Sapo kisha përfunduar shërbimin dhe po kthehesha për në shtëpi kur papritur pashë makinën që po rrotullisej disa herë derisa u përplas në pemë. Pashë makinën të shpërthente në flakë dhe menjëherë, aty kam pasur një fikëse zjarri në makinën time dhe kam shkuar për të fikur flakët. Kam nxjerrë fëmijën të parin nga makina, aty u riaktivizua flaka në mjet. Pastaj kam marrë personat e tjerë dhe i kam nxjerrë poshtë. Jam i emocionuar që kur pashë fëmijën në atë gjendje. Kam njoftuar menjëherë sallën e komandimit të Fierit dhe ka ardhur menjëherë zjarrfikësja dhe autoambulanca në vendngjarje.

Ne jemi të trajnuar në punën që bëjmë dhe kemi qetësinë e duhur edhe pse ndonjëherë të rrëmben situata, por kjo mendoj që është më shumë një dhunti. Gjendja ime është shumë mirë nuk kam probleme, përveç disa djegieve të lehta por i lumtur që shpëtova të lënduarit”, tha polici 26-vjeçar.

Mustaj shtoi se vlerësimi i bërë nga Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda ishte një dhuratë dhe shtysë për të treguar akoma më shumë profesionalizëm qoftë nën uniformën e policit por dhe jashtë saj.

“Ndihem shumë i vlerësuar prej çdokujt. Por ajo që do më bënte të ndihesha më mirë është që fëmija të shërohej pasi kam mësuar se ndodhet në gjendje kome”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026