Ekskluzive/ “Kërkojmë ndihmë nga Evropa”, deputetja ukrainase: Putin të arrestohet

16 Gusht 2025 | 15:50

Pas takimit mbrëmjen e djeshme mes presidentit të SHBA-së, Trump dhe presidentit rus Putin, sot në Euronews Albania ka analizuar mbledhjen e dy udhëheqesve deputetja ukrainase, Kira Rudik.

Kira Rudik është ndalur në një detaj gjatë pritjes që iu bë presidentit rus me shtrimin e tapetit apo uljen në gjunjë të ushtarëve amerikanë ndaj Putinit. Sipas deputetes ukrainase, qëllimi i Putinit ishte të kalonte topin nga Rusia në fushën e Ukrainës.

Më tej, ajo ka ngritur shqetësimin për fëmijët e rrëmbyer, gjë e cila duhet të sjellë edhe arrestimin e presidentit rus, Putin.

“Ukraina vazhdon të insistojë se fëmijët e rrëmbyer që janë mbi 20 mijë duhet të kthehen në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arrest për presidentin Putin sepse është një çështje tërësisht ligjitime”, tha Rudik.

Kjo e fundit u ndal edhe në faktin se Melania Trump i dërgoi letër Putinit për fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina, për të cilën deputetja ukrainase beson se një veprim i tillë nuk do shërbejë për një zgjidhje.

“Sa i përket letrës së Melanie Trump, nuk besoj se Putin do të kthejë fëmijët në këto momente. Është diçka e tmerrshme pasi shumë familje vuajnë mungesën e fëmijëve të tyre dhe nuk dihet se çfarë bëhet me ta”, tha Kira Rudik.

Gjithashtu deputetja Rudik gjatë analizës për takimin Trump-Putin, nënvizoi se në samit kishte mungesë të lidervë evropianë në total dhe jo vetëm të Zelenskyt. Ajo vë theksin se prezenca e evorpianëve është e nevojshme për Ukrainën, pasi sipas saj, Trump tashmë duket sikur po anon nga Rusia.

“Nuk është vetëm Presidenti Zelensky ai që mungoi në takimin Trump-Putin por edhe liderët evropianë. Aty duhej folur për garancitë strategjike dhe sigurisë së Evropës. Është me rëndësi që partnerët evropianë të qëndrojnë pranë nesh sepse presidenti Trump duket se ka ndërruar anë dhe evropianët janë të vetmit aleatë që ne kemi”, tha deputetja ukrainase Kira Rudik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati i Popullit nis hetim për ndërhyrjen e Policisë në protestën para Parlamentit

Avokati i Popullit ka reaguar këtë të martë lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar përpara Parlamentit, duke shprehur shqetësim të...
18:30 | 30/06/2026

Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur

Një shtetase amerikane, e cila i mbijetoi aksidentit tragjik të ndodhur këtë të martë në autostradë, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur...
18:23 | 30/06/2026

“Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, 7 të plagosur rëndë

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë të përditësuar për mediat, duke saktësuar të dhënat lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të...
18:08 | 30/06/2026