EKSKLUZIVE/ Video e rrëmbyesve të “Koçoles” dhe Sulovarit në Sarandë
Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi në studion e emisionit Review, në Euronews Albania, pamjet ekskluzive të mjetit të fundit ku është parë miku i tij.
Sipas Gjinit, kërkimet private të familjarëve kanë zbuluar automjetin tip Benz, ku shihet në sediljen e marë Fatmir Sulovari, ose Krasniqi, i cili shihet i qetë.
Benzi është filmuar në një karburant në Qafë Gjashtë, ku në ikje ka qenë me targa shqiptare dhe kur ka marrë Krasniqin është parë në të njëtën pikë karburanti me targa greke.
“Takimi i dytë më zotin Muhamet Rrumbullakun na dha shpresë. Rumbullaku premtoi te vëllai i madh te Gëzimi, që kërkimet janë në rrugë të mbarë. E kundërta ndodh me policinë e Sarandës. Me ngadalë po kthellojmë mendimin tonë.
Sa e mprehtë policia e shtetit, në ditën e protestës së parë tha që në sistemin TIMS është vërejtur ardhja nga Evropa e shumë kontigjentëve kriminalë, miq të Krasniqit. Edhe ky kontigjent mbase në respekt të vëllaut tonë ka bërë një punë më të madhe se policia e Sarandës. Një numër prej 37 perrosnash, kanë hapur të gjitha kamerat ku sipas dëshmitarëve dyshohet se ka ndodhur ngjarja. Kanë gjetur në Qafë Gjashtë, në krahë të djathtë kemi një Benz të zi që në ikje është me targat AA175LV dhe në front në minutën 14:47 keni një furgon të bardhë dhe nga pas një Range Rover të zi. Pas një ore e 10 minuta tek i njëjti karburant, shikon furgonin dhe Benzin e zi i cili ka targa greke YTO1114. Pra ka ikur me targa shqiptare dhe është kthyer me targa greke.
Ky është Benzi ku ka hipur Fatmir Krasniqi, ndodhet në vendin e parë, i qetë, me dorën e mbajtur tek mbajtësa e tavanit. Kjo është e provuar nga policia”, tha Gjini.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve