Ekskluzive| Nano ultimatum drejtuesve të policisë pas ankesave të qytetarëve

8 Gusht 2022 | 18:33

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij për disa ankesa të qytetarëve ndaj punës së strukturave të uniformave blu gjatë ditëve të fundit.

Euronews Albania ka siguruar mesazhin e dërguar drejtuesve të policisë në qarqe dhe drejtuesve të departamenteve.

Nano e cilëson të papranueshme sjelljen e disa punonjësve të policisë në baze të perceptimit të qytetarëve.

Mesazhi i plotë i drejtorit të policisë

“Përshëndetje të nderuar Drejtues

Ditët e fundit, mua si Drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e policisë së shtetit.

Gjithashtu kam ndjekur me vëmendje shumicën e reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale.

Duke anashkaluar reagimet politike, mllefin e qytetarëve e me të drejtë, kam seleksionuar vetë disa prej tyre që për mua janë shumë shqetësuese.

Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për rrugoren, patrullat, shqiponjat, policinë kufitare e atë kriminale.

Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë  me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar.

Punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët.

Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot.

Sjelle arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për  të bërë presion e për të marrë ryshfet.

Mesazhe të ngjashme me dhjetëra qindra kanë ardhur e vijojnë të vijnë. Kjo është shumë shqetësuese shumë alarmante.

Një mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër:

“Sigurisht një pjese e mirë e policëve të vjetër duhen hequr fare se janë të korruptuar, ama me këta të rinjtë punoni me edukimin e tyre. Kanë problemë te pafundme me komunikimin me qytetaret, inferiore ne komunikimin edukativo njerëzor”.

Shumë i dhimbshëm për Policinë ky mesazh.

“Mjafton të kesh një dokument policie e bën ç’të duash në këtë vend”.

Zgjodha disa prej tyre që më janë drejtuar mua si Drejtor i Përgjithshëm.

Të merrem masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos raportoni pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por të reflektoni urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar.

SMS e Nanos u është lënë porosi drejtuesve t’i shpërndahet punonjësve të policisë në bazë.

Mesazhi i drejtuesit të policisë vjen pas tragjedisë në Himarë, ku edhe vetë Gledis Nano zbriti në terren për të parë nga afër situatën në bregdet si dhe punën e efektivëve të policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026