Ekskluzive/ Rikthim në Superligë? Futbollisti Juljan Shehu flet për Kubin Sportiv
Emri i tij qarkulloi pak ditë më parë në media, ku thuhej se do të kishte një rikthim tek skuadra e Tiranës. Julian Shehu ka lënë pas dëmtimin dhe po stërvitet me skuadrën e tij Widzew Lodz në Poloni.
I ftuar në emisionin ‘Kubi Sportiv’ në Euronews Albania, Shehu konfirmoi ekskluzivisht për moderatorin Enriko Gabaj se nuk ka kontakt me asnjë skuadër në Superligën Shqiptare.
“Jo, mesa di unë nuk ka asgjë për t’u rikthyer. Unë jam shumë mirë këtu ku jam dhe do vazhdoj të jap maksimumin tim, për të marrë sa më shumë minuta dhe për të ngritur nivelin tim personal e të vazhdoj karrierën time”, theksoi ai.
Juljan Shehu ka luajtur në kampionatin shqiptar me Kastriotim dhe Laçin, teksa shkëlqeu me të dyja këto skuadra.
Më pas, 24-vjeçari u transferua në Poloni, ndërsa po lufton jo vetëm për t’u kthyer si titullar, por edhe për një vend në kombëtaren shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë