EKSKLUZIVE/ U bë viral pas përballjes me Berishën, i riu flet për Euronews Albania
Erald Kalemaj, i riu që u bë viral për pyetjen që i drejtoi Sali Berishës në foltoren e parë gjatë takimit me demokratët në njësinë nr. 9, në Tiranë, ku ndër të tjera u shpreh se në PD vijojnë të promovohen figura pa rezultate ishte i ftuar mbrëmjen në studion e “NOW me Erla Mëhillin”.
Sipas tij, anashkalimi i meritokracisë dhe futja në kupolë përmes lidhjeve personale ka krijuar probleme serioze, duke sjellë elementë që nuk japin shpresë dhe duke penguar figura që kanë dhënë kontribut real në parti.
“Shiko, në PD ka një problematikë me meritokracinë. Është anashkaluar pjesa e kontributit strukturor, nuk vlerësohet aq sa duhet. Njerëzit kanë filluar ta shohin se në PD është më mirë të shkosh pas dikujt dhe të futesh në kupolën e PD duke hequr qafe shumë hapa të tjerë që janë para. Kjo ka bërë që PD të ketë elemente që nuk janë aq shpresëdhënës. Mendoj që kjo është keq në PD dhe duhet të ndryshojë”, tha ai.
Kalemaj foli mbi angazhimin e tij në Partinë Demokratike dhe arsyet pse vendosi t’i drejtohej publikisht Berishës me një mesazh të drejtpërdrejtë ndërsa u shpreh se pyetja e tij ishte një përmbledhje e diskutimeve të vazhdueshme brenda strukturave lokale, të cilat, sipas tij, kërkojnë më shumë meritokraci dhe vlerësim real të kontributit.
“Jam Eraldo Kalemaj, jam një i angazhuar në PD, jam kryetari i grupseksionit numër dy në njësinë 9. Jam idealist, merrem me sipërmarrjen, me turizmin, kam agjenci turistike dhe hotel. Kam mbaruar për financë–bankë. Mendoj se dje patëm mundësi të artikuloja diçka konkrete. Përmbledha gjithë diskutimet që ne kemi bërë në degë, i përmbledha në tre pika kryesore dhe ia thashë zotit Berisha. Shfrytëzova mundësinë e foltores dhe ia thashë zotit Berisha këto pikat që ne kishim menduar. Mendoj se ka një stereotip që në PD nuk thuhen gjërat troç. Mendoj që, po të jesh pjesë e strukturës, mos të jesh pjesë që të ka sjellë dikush, thuhen troç, sepse aty kur vjen puna, ato problematikat dhe hallet ne me njëri-tjetrin i diskutojmë. Mendoj që është një stereotip i padrejtë. Demokratët, unë mendoj që elektorati demokrat është shumë entuziast dhe besnik. Është ende besnik sepse, pas gjithë këtyre, të marrësh 600 mijë vota nuk është pak. Kjo tregon që aty ka vërtet njerëz që e ndjejnë dhe kanë idealin e tyre. Mendoj që në PD, në strukturat e PD, ka mundësi edhe për më mirë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin