EKSKLUZIVE/ Video kur persona të maskuar djegin makinat e biznesmenit në Vlorë
30 Dhjetor 2022 |
10:16
Euronews ka mundur të sigurojë videon ekskluzive kur persona të maskuar i kanë vënë zjarrin automjeteve të biznesmenit në Vlorë, Zamir Kormuzi.
Nga pamjet dallohen qartë dy persona të cilët mbajnë në dorë dy shishe me lëndë djegëse teksa i afrohen mjeteve të parkuara në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:53 të mëngjesit të së premtes në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës.
Pasi spërkasin më lëndën djegëse makinat, personat e maskuar u vënë zjarrin dhe largohen me shpejtësi nëpër errësirë.
Biznesmeni dyshon se zjarrvënie ka ndodhur për shkak të konkurencës së biznesve të tij.
Së bashku me makinat e biznesmetit Kormuzi janë djegur dhe automjetet e shtetasve me inicialet D. S dhe Y. I.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit