Eksod masiv te Juventusi, 9 lojtarë pritet t’i japin dorën ‘Zonjës së vjetër’

9 Qershor 2023 | 13:34

Pak ditë më parë Juventusi hoqi dorë nga Superliga e Evropës, duke marrë përkohësisht miratimin e Uefa-s me këta të fundit të cilët nuk kanë ndërmend ta dënojnë zonjën e vjetër.

Pavarësisht këtij lajmi të mirë, situata ende mbetet e vështirë në kampin bardhezi, që prej problemeve financiare e deri tek heqja e 10 pikëve. Diçka e tillë ka bërë që futbollistët të shprehin pakënaqësitë e tyre, madje duke kërkuar largimin.

Një nga emrat i cili synon Premier Leaguen është serbi Vlahoviç, i cili kërkohet nga Arsenali dhe Bayerni i Mynihut. Sipas mediave italiane, ai nuk do të jetë i vetmi, pasi bëhet fjalë konkretisht dhe për 9 futbollsitë të tjerë të cilët pritet t’i japin dorën trajnerit Alegri. Mes tyre portieri Shezni, Kieza, Kuadrado, Milik apo dhe lojtarë të cilët u thirrën nga akademia në ekipin e parë.

Kjo gjë gjithsesi nuk i ndalon bardhezinjtë të hyjnë në merkato, ndërsa kërkojnë me ngulm talentin 20 vjeçar të Empolit Tomasso Baldanzi. Synimi kryesor ëshë rinovimi me disa nga yjet e skuadrës, ndërsa problem i vetëm është mungesa e pjesëmarrjes në Champions League, teksa bardhezinjtë kanë siguruar një biletë për në Conference League.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026