Kontratë 200 milionë euro në sezon, Benzema: Më bindi Ronaldo për në Arabi

8 Qershor 2023 | 09:29

Karim Benzema është zyrtarisht lojtar i Ittihad në kampionatin arab. 35-vjeçari mbylli aventurën e tij me Realin e Madridit, ku qëndroi për 14 vite, ndërsa ashtu siç u raportua, u largua në fund të këtij sezoni. Të mërkurën është bërë dhe prezantimi i bomberit francez, i cili firmosi një kontratë 2-vjeçare, ku do të fitojë 200 mln euro në sezon.

Në deklaratën e parë pasi u bë pjesë e klubit arab, Benzema tha se për aventurën e re e bindi dhe Kristiano Ronaldo, i cili luan në të njëjtin kampionat. Ai shtoi se mezi pret ta nisë këtë sfidë të re dhe të nisë stërvitjen me shokët e ekipit.

“Mezi pres të përjetoj një ligë të re në një vend të ri. Al Ittihad ka një histori të jashtëzakonshme, tifozë tepër pasionantë dhe ambicie të mëdha futbolli për t’u bërë një forcë në Azi. Kam pasur shansin për të arritur gjëra të jashtëzakonshme në karrierën time dhe për të arritur gjithçka që mund në Spanjë dhe në Europë.

Mendoj se ka ardhur koha për një sfidë të re, për të realizuar një projekt të ri. Sa herë që kam vizituar Arabinë Saudite, gjithmonë kam ndjerë ngrohtësi dhe dashuri nga tifozët dhe njerëzit. Mezi pres të bashkohem me shokët e mi të rinj të ekipit.

Është një sfidë e re për mua, një jetë e re dhe mezi pres të filloj stërvitjen. Do të bëj gjithçka për të fituar trofe, për të shënuar, për të treguar talentin tim, për të kënaqur tifozët, klubin, presidentin, të gjithë. Është një ligë e mirë dhe ka shumë lojtarë të mirë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026