Ekspertët analizojnë operacionin kompleks të Hamasit, të bindur kush fshihet pas

12 Tetor 2023 | 16:04

Një operacion si ai i Hamasit kundër Izraelit kërkon një logjistikë të jashtëzakonshme. Por kush e financoi këtë operacion gjigant që çoi dhjetëra terroristë në territorin Izraelit, ku kryen masakra? Për analistin Jost Hilterman, dhuna ishte një akt lufte analoge, në një botë në epokën digjitale.

“Duhet të kemi parasysh se po flasim për një nivel të ulët sofistikimi kur bëhet fjalë për pajisjet ushtarake. Tek e fundit, çfarë përdorën ata? Përdorën avionë të vegjël me motor që mund të blihen në tregun e lirë; përdorën pushkë dhe armë të vogla, përdorën motoçikleta dhe kamionë. Përdorën gjithashtu, dronë, eksploziv dhe raketa. Por shumica e raketave të qëlluara nuk janë të sofistikuara”, deklaroi Hiltermann.

Por përgjegjësia e sulmit shkon përtej Hamasit. Shumë dyshojnë se ai u mbështet nga Teherani. Por a mund të përcaktohen përgjegjësitë e regjimit të ajatollahëve në aksionin e 7 tetorit në Izrael? Për këtë ekspertët janë të bindur.

Dr. Sajan M. Gohel, ekspert sigurie, shprehet: “Përveç egërsisë së paimagjinueshme të këtij operacioni, Hamas nuk lejoi asnjë rrjedhje informacioni. Duhet të kemi parasysh edhe faktin se Hamas ka marrë mbështetje taktike, strategjike dhe financiare nga Irani, vend që ka qenë në gjendje të veprojë në shumë mënyra dhe forma në të gjithë botën. Hamasi është shembulli ideal se si vepron Irani. Nuk duhet të ketë dyshime që një nga motivimet që fshihet pas operacionit të Hamasit ka qenë pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit. Administrata Biden dukej se ishte pranë ndërmjetësimit të lidhjeve mes dy vendeve, gjë të cilën Irani e kundërshtonte hapur”.

LEXONI GJITHAHSTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026