Ekspertët: E turpshme që përdorim ‘booking’, nuk kemi turizëm direkt
Së fundmi, Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të dytë në botë për sa i përket normës së turistëve ndërkombëtarë.
Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë.
Gladiola Dona, eksperte turizmi, tha në emisionin ‘Good Morning Albanians’ se fakti që turizmi në Shqipëri funksionon ende me booking është i turpshëm dhe i papranueshëm.
“Shesim akoma me booking, shitja më e thjeshtë me koston më të lartë. Kaq keq jemi, kaq rëndë jemi ne në turizëm?! Jemi shumë infantilë”, tha ekspertja Dona.
Të njëjtin mendim kishte edhe Ismail Hoxha, sipas të cilit është e turpshme që Shqipëria përdor ende booking, por ka shumë vende të botës që e bëjnë.
“Fakt është që përdoret booking edhe nga shqiptarët brenda Shqipërisë dhe të ardhurat s’i merr shteti, por aplikacioni”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile