Ekspertët: Fryma e partive politike gjatë fushatës zgjedhore, nxit militantët të kryejnë incidente

7 Maj 2021 | 11:10

Dokumentari Unpublished në Euronews Albania hedh dritë mbi historikun e incidenteve zgjedhore, por mbi të gjitha për arsyet që edhe pas 3 dekadave, procesi zgjedhor në Shqipëri vazhdon të shoqërohet nga incidentet.

Ekspertët tregojnë për Unpublished se si ndahen ndahen incidentet zgjedhore.

“Incidentet mund të klasifikohen në dy grupe të mëdha. Grupi i parë që prek më shumë se të tjerët proceset zgjedhore janë incidentet që kanë të bëjnë me rendin. Ndërsa në grupin e dytë janë incidentet që shkaktohen si pasojë e mosrespektimit të procedurave, që parashikohen në ligj për procesin zgjedhor, krysisht gjatë procesit zgjedhor,”- thotë ish kryetari i KQZ-së Kristaq Kume për Unpublished në Euronews Albania.

Si arsye që është krijuar kjo traditë që shoqëron me incidente fushatat zgjedhore në Shqipëri, ekspertët mendojnë se është nxitja edhe pse jo e drejtëpërdrejtë, që iu shkon militantëve nga fryma që vet partitë politike përhapin përgjatë muajit të fushatës zgjedhore.

“Për mua që të mund të parandalohen fenomene të tilla dhe sjellje të tilla, është shumë i rëndësishme mesazhi që përcjellin dhe fryma që prodhojnë, në garën elektorale sidomos gjatë fushatës zgjedhore, vetë partitë politike.  Militanti është shumë i ndjeshëm kuptohet, janë nga të gjitha llojet, por partitë politike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrën se si përçojnë mesazhet,” – shprehet ish kryetari i KQZ-së Kristaq Kume për Unpublished në Euronews Albania.

Këto incidentet zgjedhore prekin partitë politike dhe përfaqësuesit e partive politike tregojnë si i shohin ato.

Sipas përfaqësuesit të PD-së Kreshnik Çollakut në 30 vite demokraci mosrealizimi i zgjedhjeve pa incidente është diçka që partitë politike nuk e kanë arritur akoma.

“Unë mendoj se një nga defektet e demokracisë tonë, e kësaj që ne ndërtuam në këto 30 vite është mos suksesi i të gjitha palëve për të realizuar zgjedhje në meritë që ato kërkojnë. Disa herë zgjedhjet kanë pasur problematika, thuajse në mënyrë automatike ato janë ndjekur me kriza politike, që pastaj kanë shkuar në kriza ekonomike, kriza sociale dhe thelbi i çdo krize unë mendoj se qëndron të zgjedhjet,”- shprehet përfaqësuesi i PD-së Kreshnik Çollaku për Unpublished në Euronews Albania.

Ndërsa deputeti i PS-së Xhemal Qefalia shprehet se incidentet zgjedhore ndodhin edhe në vendet me kulturë demokratike, por i takon partive politike të distancohen.

“Natyrisht që ka incidente në fushata, dhe madje po të bëjmë një krahasim edhe me vendet e tjera të cilat kanë një kulturë demokratike shumë herë më të zhvilluar se tonën, këto gjëra ndodhin. Gjatë garës, gjatë zhvillimit të fushatës ndodhin incidente, incidente të cilat subjektet që janë të interesuar, që gjithçka të shkojë në normalitet, duhet patjetër që të distancohen,”- thotë deputeti i PS-së Xhemal Qefalia.

Ekspertët bien dakort se në historikun e incidenteve zgjedhore, zgjedhjet e vitit 1997 janë më famëkeqe në këtë drejtim.

“Kemi zgjedhjet e ’97 që unë mendoj kanë qenë zgjedhjet më të tmerrshme që ka njohur historia e Evropës, zgjedhje në armë ku gjysma e vendit ishte e pushtuar fizikisht nga banda, nga njerëz të armatosur, nga grupe kriminale,”- tregon përfaqësuesi i PD-së Kreshnik Çollaku për Unpublished në Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Për të tretën herë radhazi, Barometri në Euronews, Datacentrum dhe kompania MRB kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Ky parashikim edhe këtë herë ka qenë në...
20:07 | 19/05/2023

Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished

Sipas INSTAT, në Shqipëri, në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë individë në moshë për punë. Të punësuar prej tyre ishin...
13:47 | 11/06/2022

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk ka...
20:47 | 27/05/2022