Ekspertët në SHBA rekomandojnë miratimin e vaksinës anti-covid, Moderna
Pas miratimit të vaksinës Pfizer, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës anti-Covid të kompanisë Moderna në SHBA, i cili pritet të miratohet sot.
FDA-ja që të martën sipas dokumenteve të publikuara, e konsideroi vaksinën Moderna, të sigurt dhe efektive,
Grupi i ekspertëve ra dakord me 20 vota pro, asnjë kundër dhe njëvotë abstenimse përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet tek personat 18 vjeç e lart.
Ky është i njëjti proçes që ndoqi edhe miratimi i vaksinës Pfizer, e cila prej disa ditësh është futur në përdorim në SHBA.
Efikasiteti i vaksinës anti-Covid, Moderna, është shumë i lartë, dhe provat e bëra në nëntor tregojnë se kishte efekteshmeri 80.2% që me dozën e parë.
Moderna jepet në 2 doza, me një distancë prej 28 ditësh nga njëra-tjetra.
Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer dhe BioNTech.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane