Ekspertët paralajmërojnë se Belgjika do përballet me epidemi të 3-fishtë këtë dimër
Belgjika po përballet me një “epidemi të trefishtë” të mundshme këtë dimër, pasi një rritje e numrit të rasteve të koronavirusit, e kombinuar me një rritje të infeksioneve të rregullta sezonale të ftohjes dhe gripit, kërcënon të sforcojë shërbimin shëndetësor përtej kufijve të qëndrueshëm.
“Rreziku i një epidemie të trefishtë duke ushtruar presion të fortë në sistemin tonë shëndetësor është një realitet që duhet marrë parasysh”, tha Steven Van Gucht, kreu i departamentit të sëmundjeve virale në Institutin e Shëndetit Publik Sciensano, raporton Brussels Times.
Ekspertët rekomandojnë që masat paraprake të miratuara gjatë pandemisë, përfshirë mbajtjen e maskave, të rifuten përkohësisht për të kufizuar infeksionet dhe për të zvogëluar presionin mbi sistemin shëndetësor të Belgjikës.
“Do të jetë e nevojshme të rishikohet mbajtja e maskave në dhomat e pritjes së spitalit, së bashku me higjienën e rreptë të frymëmarrjes”, tha Van Gucht.
Drejtori i Institutit për Shëndetin Global me bazë në Gjenevë, Antoine Flaut, tha se kriza e këtij dimri mund t’i ngjajë situatës së vitit të kaluar, kur shumë spitale belge këshilluan pacientët të qëndrojnë larg dhomave të urgjencës nëse shfaqin simptoma të ngjashme me gripin.
“Probabiliteti i shfaqjes së epidemive të ndryshme dimërore në të njëjtën kohë është i lartë, gjë që çon në rrezikun e mbingarkesës së përkohshme të sistemit shëndetësor, veçanërisht spitaleve”, tha Flao.
Ai paralajmëroi për rrezikun e “lodhjes nga Covid” në mesin e popullatës evropiane, me shumë qytetarë që aktualisht nuk dëshirojnë të mbajnë maska dhe të testohen për Covid.
LEXONI GJITHASHTU:
Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, bëhet vendi i parë në Evropë
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur