Eksperti: Dobësimi i Rusisë mund ta forcojë Azinë Qendrore
Eksperti i çështjeve politike dhe filozofi amerikan, Francis Fukuyama, ka thënë se një Rusi më e dobësuar, për shkak të humbjeve në luftën në Ukrainë, mund t’i shmangë kërcënimet territoriale që i kanosen Kazakistanit dhe t’iu ofrojë më shumë mundësi vendeve të Azisë Qendrore që të mund t’i caktojnë vetë politikat e tyre.
Fukuyama, drejtor i Qendrës për Avancim të Demokracisë dhe Sundim të Ligjit në Universitetin Stanford, ka folur për Shërbimin kazak të Radios Evropa e Lirë, lidhur me situatën në Ukrainë, dhe se si janë duke ndikuar humbjet e Rusisë në qeverisjen e Moskës, por dhe për skenarët që mund t’i japin fund luftës në Ukrainë.
Ai ka qenë në Allmati për publikimin e librit të tij më të ri, Liberalizmi dhe Pakënaqësitë e tij.
Sipas tij, lufta e Rusisë në Ukrainë përbën gabim strategjik, por mund të ketë ndikim tjetër në shtetet e Azisë Qendrore.
“Mendoj se [presidenti rus, Vladimir] Putini ka menduar se mund ta nisë të ashtuquajturin operacion special ushtarak dhe që regjimi në Kiev do të mund të rrëzohej brenda dy apo tri ditëve, dhe që do të mund ta instalonte dikë që e pëlqen Moska. Mirëpo, pas më shumë se një viti e gjysmë, ushtria ruse është përballur me humbje shumë të mëdha. Ky vendim ka qenë shumë më i madh sesa që e ka menduar Putini në fillim”.
Sipas tij, detyra thelbësore e ushtrisë ukrainase është që ta shkatërrojë korridorin tokësor që e ka krijuar Moska në mes të qytetit rus Rostov dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme më 2014.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që forcat ukrainase ta thyejnë linjën hekurudhore dhe të mund ta bombardojnë urën rreth Ngushticës së Kërçit, përmes së cilës mundësohen furnizimet e ushtrisë ruse.
Sipas Fukuyamas, nëse forcat ukrainase arrijnë t’i kryejnë këto veprime, “pozicioni i Rusisë do të bëhet shumë më i vështirë. Ndoshta atëherë do të kenë kuptim negociatat për armëpushim apo për lehtësim të konfliktit. Mirëpo është shumë herët të thuhet që kundërofensiva ukrainase ka dështuar dhe që vazhdon të ketë bllokadë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij